Skip to content

Izraeli rifillon sulmet ajrore në Gaza

Pas një qetësie prej dy orësh avionët luftarakë izraelitë rifilluan bombardimet në Rripin e Gazës nën bllokadë

Avionët izraelitë të cilët në orët e para të natës bombarduan intensivisht pjesën veriore të Rripit të Gazës, kanë vazhduar të bombardojnë sërish zona të ndryshme pas një qetësie prej 2 orësh.

Në sulmin e fundit avionët luftarakë vendosën në objektivin e tyre disa pika dhe një punishte hekuri që ndodhet në lagjen Zeitoun në qytetin e Gazës.

Nga Ministria e Shëndetësisë në Gaza nuk është bërë ende ndonjë deklaratë lidhur me sulmin.

Ushtria e Izraelit në orët e para të natës kreu sulm intensiv të njëkohshëm nga toka, ajri dhe deti ndaj pjesës veriore të Rripit të Gazës.

Në sulmet që Izraeli ka ndërmarrë që nga 10 maji e deri më tani në Rripin e Gazës janë martirizuar 109 persona, përfshirë 28 fëmijë dhe 15 gra, ndërsa janë plagosur 621 të tjerë.