Skip to content

VIDEO/ Flakët përfshijnë një objekt pranë rrugës nacionale në Gjirokastër, rrezikohen disa magazina në afërsi

Një objekt është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në afërsi të rrugës nacionale në Gjirokastër.

Burime bëjnë me dije se zjarri ka rënë fillimisht në një barake të komunitetit rom, ndërsa rrezikojnë që të përhapen dhe në disa magazina që gjenden në zonë.

Fatmirësisht nga zjarri nuk rrezikohen jetët e njerëzve, ndërkohë që ende nuk kanë mbërritur mjetet e zjarrfikësve që të bëjnë të mundur shuarjen e flakëve.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb