Rama:
Është e pamundur një ndërtim pa leje në mes të Sarandës, jo në zona të pabanuara, të hidhen gurë e të mbushet deti me gurë, dhe kjo të ndodhi pa vajtur një njeri për të thqënë ça janë këto gurë që po hedh në det?!
Të vijë puna deri te unë, që të pastrohet deri për 24 orë, kjo është e papranueshme, Policia duhet të jetë shumë rigoroze me vetveten, dhe nuk duhet të lejojë 200 individë që të dëmtojnë reputacionin e saj.
Duhet të jetë një vijë e kuqe ndarëse kjo, jemi shumë të qartë besoj, se kjo nuk është as indiferencë dhe as mungesë aftësie, kjo nuk është absolutisht asgjë tjetër përveçse korrupsion, nuk ka asnjë emër tjetër, është korrupsion, në kurriz të një vendi të tërë. Si hidhen gurë në të gjithë bregdetin e Shqipërisë, dhe nuk i sheh njeri, nga kalojnë këto gurë, si nuk i sheh polici këto.
Këto bëjnë spektakël para gjithë dynjasë, ndodhin aty ku interesat janë shumë të mëdha. Unë i kam kërkuar ministrit që së bashku me drejtorin e Policisë, drejtorin e ikmt, ministrin e Turizmit të niset një aksion nga Velipoja në Ksamil, tani, jo atëherë kur të vijnë turistët, tani!
loading…
/faxweb
