Skip to content

LAJM I FUNDIT/ Vrasja e Mehmet Qemës, Policia rikthehet te 5 Maji, shpërthen derën e magazinës. Çfarë dyshohet

Disa ditë pas vrasjes së 27 vjeçarit Mehmet Qema në zonën e 5 majit në Tiranë, policia e Shtetit është kthyer sërish sot për kontrolle në ambientet e marra në pronësi nga shtetasi me inicialet K.GJ, shok me viktimën dhe autorin e vrasjesd Marjus Dema.

Policia po bën kontrolle në magazinat që ndodhen në afërsi të lokalit, për të parë nëse aty ka prova që të çojnë në një veprimtari të jashtëligjshme me të cilën merreshin të rinjtë. Mësohet se policia ka shpërthyer me forcë një derë të një prej magazinave, ndërsa ka pak detaje nëse është gjetur apo jo ndonjë provë që mund të hedhë dritë mbi aktivitetin e mundshëm kriminal të të rinjve.

Në ditën e vrasjes në katin e dytë të ambientit ku u vra Qema, u gjetën disa paisje që përdoreshin për prodhimin e monedhave digjitale (Bitcoin).

Vijon…

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb