Skip to content

Mijëra palestinezë vërshojnë në protesta në Jeruzalem, i bëjnë thirrje Erdoganit të mbështesë ushtarakisht Hamasin

 

Mediat turke pasqyruan demonstratën palestineze pas lutjeve të së Premtes në Xhaminë Al-Aqsa në qytetin e vjetër të Jeruzalemit

Protestuesit e mbledhur në shesh brohorisnin nën thirrjet “Erdogan-Erdogan” dhe “Në emër të Zotit, Turqi”, duke i bërë apel presidentit turk për të ndihmuar Hamasin ushtarakisht në konfliktin me ushtrinë izraelite.

Sipas një deklarate me shkrim nga Administrata e Institucioneve Islame në Jeruzalem, “më shumë se 20,000 Palestinezë morën pjesë në lutjet e së Premtes” dhe shumë prej tyre morën pjesë në demonstratën që pasoi pas saj.

Konflikti izraelito palestinez është përshkallëzuar ditët e fundit, pasi  Izraeli sulmoi Rripin e Gazës nga toka ajri dhe deti, duke shkaktuar 120 viktima, mes të cilëve 31 fëmijë.