Ish-kandidati i LSI-së për deputet, Besnik Jakaj, përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, analizoi rezultatin e zgjedhjeve parlamentare dhe mbarëvajtjen e tyre. Jakaj u shpreh se 25 Prilli ishte një masakër elektorale që u pa nga të gjithë qytetarët, në të gjithë territorin përfshirë zonat urbane dhe ato rurale.
Jakaj theksoi gjithashtu se makineria elektorale e përmendur prej Ramës, ka në thelb administratën shtetërore, paratë e krimit dhe bandat të cilat vendosen në shërbim të partisë së tij, për të manipuluar zgjedhjet.
Për sa i përket rezultati, Jaka tha se kemi të bëjmë me një rezultat paraprak, pasi jemi në fazën e ankimimeve të bëra prej opozitës në KAS dhe ende nuk kemi një certifikim të zgjedhjeve.
“Nuk ka të madh e të vogël në Shqipëri, në zonë urbane apo rurale, që nuk e ka parë masakrën elektorale që ka ndodhur më 25 Prill.
Makineria elektorale që quajti Rama janë bandat, paratë e drogës dhe të krimit, paratë e buxhetit të shtetit, administrata publike e keqpërdorur më shumë se asnjëherë më parë në zgjedhjet e mbajtura në historinë e Shqipërisë. Kjo është makineria elektorale. Elektorati shqiptar, të majtë dhe të djathtë, e kanë votuar masivisht kundër këtë qeveri.
Mori 74 mandate, por mund t’i bënte dhe 84 me këtë skemë të vjedhjes së votave. Me paratë e sipërpërmendura mund të bënte dhe 94, por e ka lënë vet, sipas pikturës së bërë në Vlorë 74 mandate. Kjo nuk është për të qeshur, kjo është për të qarë. Shqipëria ka dështuar dramatikisht në zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit.
Nuk ka njohje dhe urim për zgjedhjet pa u certifikuar ato. Ka zëra që urojnë për zgjedhjet, por si mund të urohet për zgjedhjet e pacertifikuara, kur janë në fazën e ankimit nga opozita dhe rezultati është paraprak”, tha Jakaj.
loading…
/faxweb
