Skip to content

Deklaratat e Penianit: Trump anulon takimin e shumëpritur me liderin Kim Jong-un

Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un se ka anuluar takimin e tyre të shumëpritur, që ishte skeduluar për në datën 12 qershor.

“New York Times” thotë se në letrën e adresuar këtë të enjte për Kim, presidenti amerikan thotë se ai nuk do të jetë pjesë e samitit për “shkak të zemërimit të tmerrshëm dhe armiqësisë së hapur të përcjellë përmes deklaratës suaj më të fundit”.

Ai i referohet komentit më të fundit nga një zyrtare e Koresë së Veriut që e përshkroi zëvendës-presidentin amerikan, Mike Pence si “injorant dhe budalla”.

“Ndonjë ditë, pres shumë që të takohem me ju”, përfundon Trump.