Droga sipas policisë shpërndahej më pas në zona të ndryshme të Tiranës si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore.
Ditën e sotme u zhvillua një operavcion antidrogë, që çoi në pranga një efektivë të forcave RENEA dhe 2 persona të tjerë.
Operacioni u zhvuillua në zonën e Ndroqit rreth orës 11:00 të paradites dhe u arrestuan shtetasit Xhulio Liçi 28-vjeç (efektivi), Ded Nimani, 62 vjeç, dhe Luan Gaçi, 43-vjeçar.
Ndërsa policia i kishte vënë nën vëzhgim, tre personat e arrestuar u takuan në rrugën e vjetër të Ndroqit. Në ambientet e jashtme të lokalit ishte parkuar një automjeti tip ‘Benz’, ku ndodhej lënda narkotike, në timonin e të cilës ishte shtetasi Luan Gaçi.
Një makinë tjetër në të cilën ndodheshin në timon efektivi Xhuljo Liçi dhe pasagjer Ded Ninami shkoi të merrte mallin, por ndërhyrja e policisë teksa bëhej shkëmbimi solli arrestimin në flagrancë të tre personave.
Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.
Droga sipas policisë shpërndahej më pas në zona të ndryshme të Tiranës si dhe në kufi me qarkun e Durrësit me qëllim shmangien e prezencës policore.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
