Skip to content

FOTO/ Vetëm një vit që kishte dalë nga burgu për trafik droge, ky është 62-vjeçari që bashkëpunonte me efektivin e RENEA-s

Ky është 62-vjeçari i identifikuar si Ded Numani që u arrestua këtë të premte në operacionin “Baron” së bashku me efektivin e RENEA-s Xhulio Liçi dhe Luan Gaçin.

Në njoftimin publik bëhet me dije se efektivi u ndalua në rrugën e vjetër Tiranë-Durrës në zonën e Ndroqit, së bashku me shtetasit Ded Nimani 62-vjeç dhe Luan Gaçi 43-vjeç.

Në bazë të informacioneve të grumbulluara në rrugë operative nga ShÇBA, kishte dyshime të arsyeshme se efektivi i RENEA-s ishte pjesë e një grupi të trafikut të drogës, ndaj dhe u bë mbikqyrja e tij për një kohë të gjatë, për ta kapur në flagrancë.

Në cilësinë e provës materiale u sekeustrua lënda narkotike me peshë totale 1 kilogramë e 88 gramë, dy automjete, pesë aparate celular dhe një armë zjarri pistoletë me municion luftarak.

(R.G/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb