Skip to content

Pjesë e grupit që kërkojnë kokën e Bashës, Arben Imami tregon nëse do të të jetë sfidanti i Bashës për kreun e PD-së

Ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, ka marr së fundmi një rol mjaft aktiv në mesin ish-eksponentëve të lartë të Partisë Dmokratike, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Lulzim Bashës pas humbjeve së zgjedhjeve të 25 Prillitt. I ftuar në emisionin ‘Zonë e Lirë’, Imami u pyet nëse do të jetë vetë ai sfidanti i Bashës nga “Grupi për PD-në”. Ish-ministri zgjodhi të mos jepte një përgjigje të drejtpërdrejtë, por tha se grupimi që ai përfaqëson do të paraqesë së shpejti kandidatin për kreun e Partisë Demokratike.

“Politika është arti i bashkëjetesës. Këtu flasim si mund të bashkëjetojmë në një parti. A do të ndërmarrim një akt që kjo parti të shkojë nga e ardhmja? A mund të sillemi si njerëz normal, që të ketë sukses? Nga pikëpamja e veprimit, ky është një veprim i thjeshtë politik. Ka një traditë në PD, nuk duam të iluminojmë njeri, si mundet mbi këto gjëra që dimë mbi këto vend të jetojmë së bashku dhe të prodhojmë më të mirë?

Nëse nuk reformohet PD, e ardhmja e vendit do jetë më e keqe. Ky sistem nuk prodhon dot më balanca nëse nuk ka opozitë. Kur mungon balanca në demokraci, e cila bëhet nga opozita, shumica është e pakontrolluar. Kjo është e rëndë, kjo duhet kapërcyer.

Nuk janë hapur zgjedhjet. Ne si grup, “Grupi për PD” meqënëse ka një kohezion të mjaftueshëm pikëpamjesh dhe marrëdhëniesh besoj se do arrijmë të nxjerrim 1 ose më shumë kandidat që zgjedhjet e ardhshme në parti. Do ta bëjmë gati kandidatin, absolutisht jo s’mund të them që jam unë. Një kandidat i paprovuar që ka eksperiencë në PD, mund ta bëjë më mirë se Basha që ka provuar që nuk e bën dot”, tha Imami.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb