Partia e opozitës i bën thirrje Kryeministrit Kanadez: ndaloni shitjet e armëve Izraelit.
Partia e Re Demokratike, e cila është partia e 4-të më e madhe në Parlamentin Federal Kanadez, i kërkoi Kryeministrit Justin Trudeau të ndalojë shitjen e armëve të prodhuara nga Kanadaja në Izrael derisa të përfundojë okupimi në territoret Palestineze.
“Tani është koha që Kanadaja të ndalojë shitjen e armëve në Izrael derisa të përfundojë okupimi i paligjshëm,” thuhet në tekstin e peticionit të iniciuar nga Partia e Re Demokratike.
“Shitja e armëve Izraelit duhet të ndalet derisa të përfundojë okupimi i paligjshëm”.
Në deklaratë u shprehën pikëpamjet e mëposhtme:
“Kur ka një përshkallëzim, janë gjithmonë civilët ata që paguajnë çmimin përfundimtar ose jetojnë me frikë. Tensionet duhet të ulen urgjentisht për të parandaluar humbjen e mëtejshme të jetës. Të dy palët, Palestinezët dhe Izraelitët kanë të drejtë të jetojnë në siguri. Kanada është gjithashtu për uljen e tensionit dhe për një zgjidhje të drejtë dhe paqësore. Për Kanadanë, e cila në të kaluarën ndaloi shitjen e armëve në vende të tilla si Arabia Saudite, Libia, Turqia dhe Sudani, tani është koha për të ndaluar shitjen e armëve Izraelit deri në përfundim të dhunës”.
Kësaj nisme i janë bashkuar edhe shumë parti të tjera dhe lëvizje të shoqërisë civile.
Burimi Atik Albania
