Skip to content

Gjermani, protestë ndaj sulmeve izraelite mbi Gaza. Mes tyre edhe flamuri shqiptar!

Mijëra qytetarë në Shtetet e Bashkura të Amerikës, Kandana, Australi, Britani të Madhe, Francë, Danimarkë dhe Gjermani mbushën sheshet e qyteteve kryesore në përkrahje të popullit palestinez. Protestuesit kërkuan që t’i jepet fund politikës pushtuese te regjimit sionit ndaj territoreve palestineze ndërsa lëshuan slogane në mbështetje të Palestinës të tilla si: Free Palestine, Stop Genocide etj.
Në protestën e organizuar në Gjermani morën pjesë disa organizata joqeveritare si dhe qytetarë nga shumë shtete, ku në mesin e tyre kishte edhe shqiptarë. Krahas flamujve palestinez në protestë u pa të valvitej edhe flamuri ynë kombëtar.
Jeruzalemi Lindor është nën goditjet më të rënda nga ajri që prej vitit 2014. Deri më tani nga sulmet izraelite në Palestinë kanë humbur jetën më shumë se 140 persona, prej të cileve 33 fëmijë dhe 20 gra. Pavarësisht thirrjeve nga ndërkombëtarët, kryeministri izraelit Netanyahu nuk ka pranuar të ndalojë sulmet pasi sipas tij ky nuk është momenti i duhur!