Një aksident është regjistruar në qarkun e Durrësit në zonën e Fushë-Krujës orët e para të mbrëmjes së sotme.
Burime bëjnë me dije se rreth orës 20:10 dy automjete janë aksidentuar, ndërsa nga përplasja e këtyre të fundit kanë pësuar dëmtim edhe 2 mjete të tjera të ndaluara përkrah rrugës.
Burime nga policia bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka të lënduar, ndërsa raportohen dëme të shumta materiale.
Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë shpejtësia e lartë dhe manovrat e gabuara në rrugë.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë blutë e Durrësit të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
