Skip to content

PAMJE të rënda/ Makina plagosi dy gra në stacionin e autobuzit, të bërtiturat shokojnë kalimtarët

Një aksident i rëndë ka tronditur pak më parë kalimtarët në zonën e Vasil Shantos në kryeqytet, ku një makinë ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në stacionin e autobuzit.

Dy gra janë plagosur si pasojë e ‘fluturimit’ të makinës jashtë rrugës. Makina drejtohej nga një shofere 47 vjeçare me inicialet F.Z.

Një video e publikuar nga JOQ tregon momente shokuese menjëherë pas ngjarjes së rëndë, ku një vajzë dëgjohet duke bërtitur teksa në duar mban një nga të aksidentuarat.

Ulërimat e vajzës janë tepër rrënqethëse për kalimtarët aty pranë të cilët mundohen t’i vijnë në ndihmë.

Në reagimin zyrtar, Policia e Shtetit bëri me dije se janë aksidentuar dy këmbësore, por shtoi se ato ndodhen jahstë rrezikut për jetën. (Lexo ketu)

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb