Skip to content

Mblidhet sot Këshilli Kombëtar i PD-së, përballja e parë e Bashës me sfidantin Kadilli dhe zërat që kërkojnë dorëheqjen e tij

Ditën e sotme pritet të mblidhet Kryesia dhe Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike. Ky takim vjen në një moment kur zërat e brendshëm në Partinë Demokratikem që kërkojnë dorëheqjen e kryetarit Lulzim Basha janë intensifikuar ndjeshëm pas humbjes së zgjedhje.

Mbledhja e Këshillit Kombëtar të PD-së këtë të diel shënon dhe përballjen e parë të Lulzim Bashës me kritikët e tij, përfshirë ish-Presidentin Bujar Nishani dhe anëtarin e Kryesisë, Fatbardh Kadilli.

Kadilli është sfidanti i parë i deklaruar për garën e kreut të PD-së, që pritet të sfidojë Bashën në zgjedhjet e muajit korrik. Nga ana tjetër Bujar Nishani është pjesë e fraksionit “Grupimi për PD-në”, ku përfshihen ish-zyrtarë të lartë demokrat, si ish-ministri i Mbrojtjes Arben Imami, Edith Harxhi dhe Edvin Kulluri, të cilët kërkojnë dorëheqjen e Bashës, por që ende nuk e kanë propozimin e tyre se kë preferojnë si kryetar.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb