Skip to content

Diversioni i Netanyahut: Faleminderit Shqipëri për mbështetjen!

“Faleminderit që qëndruat fort me Izraelin dhe mbështetni të drejtën tonë për t’u mbrojtur nga sulmet terroriste”, shkroi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu në llogarinë e tij zyrtare në Twitter, duke tundur flamujt e vendeve që ai pretendon se mbështesin sulmet izraelite në territoret palestineze dhe Rripin e Gazës.

Midis njëzet e pesë flamujve të dukshëm në cicërimën e Netanyahut ishin dhe ato të tre vendeve nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. Në vendin e dytë, menjëherë pas flamurit të Shteteve të Bashkuara, është flamuri i Shqipërisë, i pesti me radhë është flamuri i Bosnjë dhe i 21 është flamuri i Maqedonisë Veriore.

Por postimi i tij në Twitter provokoi shumë reagime dhe shumica e përdoruesve.

Postimi kishte më shumë se 19,000 mospëlqime.

Kujtojmë, në sulmet e ushtrisë izraelite javën e kaluar në Rripin e Gazës, të paktën 149 palestinezë u vranë, duke përfshirë 41 fëmijë. Rreth 950 të tjerë u plagosën.

Të paktën 13 palestinezë u vranë nga forcat izraelite në Bregun Perëndimor të okupuar.

Ndërkohë, sa i përket Shqipërisë, nuk dihet se kujt i referohet Netanyahu, pra cilit qëndrim zyrtar të Tiranës, në lidhje me atë që po ndodh atje këto ditë.

Falenderimi i tij ngjan me një diversion, pasi Shqipëria ka një aleancë të ngushtë me Turqinë, vendin që më shumti po shprehet kundër Izraelit vitet e fundit për atë çfarë po bën ku shtet me palestinezët.