foto ilustruese
Një aksident i rëndë ka ndodhur në ‘Unazën e Re’, në afërsi të ‘Liqenit të Thatë’ në kryeqytet, ku një motor ka goditur nga mbrapa një kamion. Si pasojë e përplasjes ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, shtetasi me inicialet L. Dh., 23 vjeç.
23-vjeçari është transportuar me urgjencë për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital, ndërkohë që në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Njoftimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Në Unazë të Re, pranë Liqenit të thatë, mjeti motorr me drejtues shtetasin L. Dh., 23 vjeç ka goditur nga pas mjetin kamion me drejtues M. Ll. Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorrit shtetasi L. Dh, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
