Ka ardhur dhe arrestimi i parë për krimin që tronditi Athinën pak ditë më parë, kur grabitës me maska i morrën jetën nënës 20-vjeçare të një foshnjeje, ndodhur kjo në prani të saj, një vajzë 11-muajshe.
Dyshohet për një bandë greko-shqiptare, por i prangosuri i parë thuhet se është gjeorgjian.
Sipas medias greke, një person nga Gjeorgjia është arrestuar nga policia me pasaportë false dhe tashmë po hetohet nëse ka lidhje me bandën që vrau 20-vjeçaren britanike Caroline Anagnostopoulos gjatë një grabitjeje në Glyka Nera të Athinës.
Mediat greke njoftojnë se ai u arrestua kufirin e Evros, në përpjekjen për t’u arratisur nga vendi me makinën e tij. Policia e ndaloi për të verifikuar informacionet rreth tij dhe zbuloi se gjeorgjiani kishte në pronësi një pasaportë të falsifikuar, raporton Prothotema.
