Ditën e sotme ka mbërritur në Rinas, avioni me 200 ushtarë amerikane të cilët do të marrin pjesë në stërvitjen ‘Defender 21’.
Per t’i pritur ne Rinas dolen ambasadorja e SHBA ne Tirane Yuri Kim dhe shefi i Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura shqiptare gjeneralmajor Bajram Begaj!
Kjo stërvitje ka nisur më 26 prill dhe do të vazhdojë deri më 20 qershor.
Pjesë e saj do të jenë 28 mijë trupa ushtarakë.
Defender 21 është stërvitja më e madhe ushtarake që ka ndodhur ndonjëherë në Shqipëri.
