Nuk kanë munguar debatet në mbledhjen e sotme të Kryesisë së PD-së, që mbahet pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.
Kandidati për kreun e PD-së Fatbardh Kadilli i ka kërkuar dorëheqjen e parevokueshme kryedemokratit Basha. “Nuk je i pazëvendësueshëm. PD ka shumë njerëz të mirë. Jep dorëheqjen e parevokueshme”, mësohet nga burime të “Panoramës” ti ketë dhënë Kadilli-Bashës.
Kadilli i është drejtuar po ashtu kreut të selisë blu me fjalët: “Je humbës i përsëritur prej defekteve personale. Drejtove cdo gjë vetëm dhe pa forume, pa përfshirë askënd”.
