Ish-kryetari i Komisionit për Zgjedhjet në Partinë Demokratike, Jemin Gjana duket se i është bashkuar zërave kritikë ndaj kryedemokratit Lulzim Basha.
Gjithashtu, Gjana e bën Bashën përgjegjës për humbjen e zgjedhjeve të 25 prillit duke i kujtuar edhe disfatat më tëhershme si kryetar i PD.
Në mbledhjen e kryesisë sipas politico Gjana i është drejtuar:
“Kryetar je përgjegjës për humbjen e dytë, madje edhe për te tretën”, mësohet t’i ketë thënë Gjana-Bashës në mbledhje.
