Skip to content

LAJMI I FUNDIT/ Pa asnjë votë kundër, Këshilli Kombëtar i PD-së miraton 13 qershorin për zgjedhjet për kryetar

Ka përfunduar mbledhja e Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike pas disa orësh diskutime. Burimet për “FaxWeb” bëjnë me dije se Këshilli ka miratuar vendimin e kryesisë për datën 13 qershor si datën e zgjedhjeve për kryetar të PD-së.

Këshilli i PD-së votoi pa asnjë votë kundër përbërjen e komisionit zgjedhor. Komisioni zgjedhor, sipas miratimit që iu bë në kryesi, ka edhe një anëtarë zëvendësues, Çlirim Gjata.

Ndërkohë emrat e propozuar për të qënë pjesë e anëtarëve si dhe ai i kreut të Komisionit Zgjedhor janë:Jemin Gjana si kryetar i komisionit; ndërsa anëtarët e komisionit: Albana Vokshi, Belind Kelliçi, Eno Bozdo, Mimoza Hasekiu, Albert Avduli, Gjoke Vuksani.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb