Skip to content

Përplasja me Bashën: Eno Bozdo jep dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i PD brenda 24 orëve nga zgjedhja e tij

Eno Bozdo ka dhënë sot dorëheqjen nga komisioni zgjedhor i Partisë Demokratike.

Ky komision u votua mbrëmjen e kaluar në mbledhjen e Këshillit Kombëtar, ndërsa mësohet se ai është distancuar duke zgjedhur të mos jetë më pjesë e tij.

Eno Bozdo u zgjodh mbrëmë anëtar i këtij komisioni, kryetar i së cilit u emërua Jemin Gjana.

Ndërkohë, anëtarë të tjerë janë edhe Albana Vokshi, Belind Këlliçi, ALbert Avduli dhe Gjokë Vuksani.

Në mbledhje, Këshilli votoi dhe anëtarët zëvendësues të tyre, prej ku rezulton se Bozdon do ta zëvendësojë Çlirim Gjata.