Skip to content

Pjesë e grupit “për PD-në”, Bislim Ahmetaj: E kam pyetur Berishën ‘kush ta solli Bashën, është gabim apo…?!’! Nuk më ktheu përgjigje

1621248418 AHMETAJ

1621248418 AHMETAJBislim Ahmetaj, një prej anëtarëve të grupit më kritik ndaj Bashës grupimi ‘Për PD-në’, ka folur në Report Tv se si e konsideron situatën e krijuar pas humbjes së zgjedhjeve të 25 prillit.

Ai ka rrëfyer një moment interesant në lidhje me marrëdhënien Berisha-Basha në PD. Ahmetaj ka thënë se e ka pyetur Berishën se kush ia ka sjellë Bashën dhe nuk ka marrë përgjigje.

“E kam pyetur Berishën vitin e kaluar: ‘Këtë njeri ta kanë sjellë apo është gabim njerëzor?! Nëse është gabim na thuaj të të falim’. Nuk më ka kthyer përgjigje. Për mendimin tim Berisha duhet të shprehet. Mungesa e tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar është e pajustifikueshme. Ai duhet të japë një përgjigje për pyetjen që e bëjnë të gjithë: Kush po e mbron Lulzim Bashën? Se anëtarësia nuk e mbron Bashën”, tha ai.

Bislim Ahmetaj tha se Sali Berishën e ka konsideruar politikan me kontribut të jashtëzakonshëm por me cikël të mbyllur.