Rektori i Universitetit të Mjekësisë në Tiranë Arben Gjata, në një lidhje për Fax Neës, ka thënë se situata e Covid 19 në vendin tonë është në përmirësim të vazhdueshëm, dhe ka pak gjasa që Shqipëria të përjetojë një valë të tretë infektimesh.
“Jemi në një situatë shumë të mrië, pas kontakteve direkte që kemi me pacientët, pavarësisht situatës që është në përmirësim të ndjeshëm, jo vetëm në Shqipëri, por në të gjithë rajonin, është e domosdoshme, që ne masat ti respektojmë. Besoj se vaksinimi masiv është faktor kryesor në uljen e infektimeve, me ardhjen e dimrit ne të kemi marritur imunitetin e tufës dhe të vijojmë jetën normale, unë nuk besoj se do të ketë një valë të tretë”, u shpreh Gjata.
I pyetur nga gazetarja e Fax Neës Denisa Ruzi, se cilën prej vaksinave do të rekomandonte, Gjata tha se secila prej atyre që është në qarkullim sjell mbrojtje nga infektimi, dhe ulje të shenjave klinike, duke shkaktuar ulje të shtrimeve spitalore.
“Unë i kam sugjeruar të gjithë kontakteve të mija që të bëjnë cilëndo prej vaksinave, nëse do të merremi vetëm me sherre nuk ia dalim, të gjithë duhet të vaksinohen, pasi vërtetë nuk mund të jesh 100% imun, por të paktën kalon forma më të lehta të sëmundjes.
Ne nuk kemi të dhëna të sakta derimë tani, se sa zgjat imuniteti nga vaksinimi, ka diskutime se mund të ketë nevojë dhe për një dozë të tretë vaksine, ashtu siç ka dhe diskutime se vaksinat për Covidin mund të bëhen njësoj si ato për gripin, njëherë në vit.
Kalimi i Covidit të bën imun deri në 6 muaj, ndaj edhe rekomandohet që vaksina e dytë të bëhet në një kohë më të vonë”, tha Gjata më tej.
(E.K/Faxweb.al)
loading…
/faxweb
