Skip to content

“Këta s’pranojnë garën brenda partisë, komunistë”. Plas keq mes Markut dhe Ristanit: Ore kujdes me fjalët

Një debat i fortë ka përfshirë mbrëmjen e sotme deputetin tashmë të zgjedhur Mark Markun dhe ish-deputetin e PD-së, Arben Ristanin.

Shkaku i debatit ishte zgjedhja e kandidatit të ri të Partisë Demokratike. Arben Ristani i tha Markut se ata nuk pranojnë zgjedhje brenda partisë, duke mos i kursyer as fjalën komunist ndaj tyre.

Marku nuk e priti fare mirë këtë etiketim. Gjatë debatit në opinion, ai ju kthye Ristanit duke i thënë që të bëjë kujdes me fjalët.

U desh ndërhyrja e moderatorit Blendi Fevziu që të shuhej debati. Rikujtojmë që në datë 13 qershor do të mbahen zgjedhjet për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ku dy kandidatët që kanë shpallur kandidaturën deri më tani janë Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli.

Pjesë nga biseda:

Arben Ristani: Po këta nuk pranojnë garën more vëlla

Mark Marku: Si

Arben Ristani: A the që po zihen për postin e kryetarit

Mark Marku: Po, pra

Arben Ristani: Po sapo e the, po zihen the. O vëlla, atij i ka mbaruar mbandati, këta thonë po zihen, këta s’pranojnë garën brenda partisë. Komunistë. Nuk kam parë…

Mark Marku: Ore kujdes me fjalët, mos më fol mua se s’po flet me ata që…

Blendi Fevziu: Ej , mos e ktheni në personale.

(E.H/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb