Skip to content

Vrasja e 32-vjeçarit në Shkodër, policia ndalon 2 persona, mund të jenë përfshirë në ngjarje

Policia e Shkodrës është vënë e gjitha në lëvizje për zbardhjen e vrasjes së 32-vjeçarit Endri Mustafa. Burime për A2 bëjnë me dije se policia ka ndaluar dy persona, të cilët kanë dijeni ose janë të përfshirë në vrasjen e 32-vjeçarit në zonën e “Livadeve”.

Gjatë ditës së djeshme, në Policinë e Shkodrës janë shoqëruar 8 persona të cilët dyshohen se kishin dijeni për këtë ngjarje të rëndë.

Ndërkohë, pas disa orësh hetime, policia ka ndaluar dy prej tyre. Ende nuk bëhet i ditur identiteti i të ndaluarve, por mësohet se ndaj tyre janë kryer veprimet proceduriale dhe janë ndaluar si të përfshirë në vrasjen e rendë që tronditi Shkodrën.