Ditën e sotme është mbajtur mbledhja e rradhës e Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit Ilir Meta. Në ktë mbledhje, presidenti duhet të ishte i pranishëm dhe të jepte shpjegimet e tij lidhur me atë për çfarë akuzohet.
Presidenti nuk u paraqit në mbledhje duke shprehur edhe arsyet se përse nuk mund të ishte i pranishëm. Kryetari i Komisionit Hetimor, Alket Hyseni, tha se ishte e drejtë e presidentit që të paraqitej në komision dhe të jepte versionin e tij të ngjarjeve, por meqë ka pasur arsye të caktuara për të mos qenë i pranishëm, atëherë do të ketë afat deri në ditën e hënë dhe brenda këtij afati mund të zgjidhte cilën ditë të dëshironte për t’u paraqitur.
Lidhur me caktimin e këtij afati, Hyseni tha se ishte caktuar si shkak i pamundësisë së shtrirjes së veprimtarisë hetimore të këtij komisioni pas ditës së Hënë.
“Ngre disa pretendime lidhur me pabazueshmërinë ligjore të këtij komisioni hetirmor, konteston legjitimitetin e kuvendit. Ngre pretendime proceduriale lidhur me komunikimin e shkresave, pabazhueshmërinë e tyre dhe ngre procedim procedurial për pamundësi në paraqitje pasi në të dyja rastet e ka pasur të pamundur të merrte pjesë pasi ka pasur sipas tij aktivitete të tjera të paracaktuara si në rastin e samitit të mbajtur së fundmi. Secili ngaanaëtarët mund të njihet me argumentet e deklaruara nga presidenti.
Kjo dëgjesë e presidentit të republikës nuk do të bëhet sot. Unë mendoj që për të mundësuar dëgjesën e presidentit, në funksion të transparencës dhe opinionit publik, për të respektuar edhe pretendimet e tij, edhe të drejtat e tij për t’u shprehur.
Propozoj t’i nisim një shkresë ku t”i themi se jemi të gatshëm t’a presim që nga dita e nesërme deri në të hënën. Le të zgjedhë një datë.
Jeni dakord ? Atëherë hedhim në votim propozimin tim. Ky afat ka lidhje edhe me afatin e veprimtarisë së kuvendit, sepse e kemi të pamundur që përtej ditës së hënë të zhvillojmë veprimtarinë hetimore, duke pasur paraszsh që ne duhet të mbyllim hetimet me provat e grumbulluara.
Mos u shqetësoni për kalendarin, e kemi miratuar vetë, e ndryshojmë prapë vetë”- tha kryetari i Komisionit Alket Hyseni.
loading…
/faxweb
