Skip to content

U qëllua nga policët, roja i parcelës së kanabisit në gjendje të rëndë për jetën, niset me urgjencë drejt Tiranës. Efektivët nën hetim nga SHÇBA

29 vjeçari Greseld Shpataraku, i cili mbeti i plagosur gjatë ditës së djeshme në një aksion policor në Fier, është nisur drejt Tiranës për një mjekim të specializuar, pasi gjendja e tij shëndetësore nuk paraqitet e mirë.

Plumbi me të cilën e qëlluan punonjësit e Policisë, e ka prekur të riun në shpatull, duke i dëmtuar shtyllën kurrizore, e duke i shkaktuar paralizë të pjesshme në zonën e poshtme të trupit.

Shpataraku, pas ekzaminimeve në Fier dhe ndërhyrjes së kryer, është nisur në Tiranë, pasi plumbi i mbetur në pjesën shtyllës kurrizore e ka dëmtuar këtë të fundit dhe nuk i lejon lëvizjen.

Shpataraku u qëllua pasi sipas Policisë në momentin e aksionit, ai drejtoi armën ndaj efektivëve.

Ndërkohë SHÇBA nga ana e saj ka nisur hetimet për efektivët që qëlluan në drejtim të të riut, nëse ata kanë vepruar apo jo në kushtet e vetëmbrojtjes.

VIDEO/ Plagë arme zjarri, dërgohet me urgjencë në spital roja i parcelës së kanabisit në Fier. Tentoi të qëllonte policët (çfarë u gjet në vendngjarje)

(E.K/Faxweb.al)

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb