Javad Zarif reagoi ndaj administratës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila përveçse bllokoi përpjekjet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të ndalur sulmet e rënda izraelite në Rripin e Gazës, miratoi edhe shitjen e municioneve të drejtuara me precizion me vlerë 735 milionë dollarë për shtetin hebre.
“Ndërsa municionet e prodhuara nga SHBA-ja bien mbi palestinezë të pafajshëm, SHBA-ja i jep Izraelit raketa të tjera «precizioni»me vlerë 735 milionë dollarë për të vrarë më shumë fëmijë me më tepër precizion.
Pastaj SHBA-ja bllokon edhe deklaratën më të butë të mundshme Këshillit të Sigurimit të OKB-së.
Bota po bën sehir teksa Izraeli dhe mbështetësi i tij tregojnë fytyrat e tyre të shëmtuara”, vlerësoi shefi i diplomacisë iraniane përmes një postimi në rrjetin social “Twitter”.
