Skip to content

Shpallet ‘non-grata’ dilplomati rus në Maqedoninë e Veriut, i duhet të lërë vendin në 7 ditët e ardhshme

Nga Ministria e Punëve të Jashtme  të Maqedonisë së Veriut njoftohet se në pajtim me nenin 9 të Konventës së Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, është vendosur që një diplomat i Ambasadës së Federatës Ruse të shpallet si person i padëshiruar në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Nga kjo Ministri njoftohet se më datë 14 maj 2021, në Ministrinë e Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Rusisë, ku dhe i është dorëzuar nota e protestës për diplomatin në fjalë.

“Në këtë drejtim, më 14 maj 2021, në hapësirat e Ministrisë së Punëve të Jashtme është thirrur Ambasadori i Federatës Ruse, me ç’rast i është dorëzuar notë me të cilën kërkohet që diplomati i apostrofuar të lëshojë territorin e Maqedonisë së Veriut në afat prej shtatë ditësh”,- thuhet në njoftim.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb