Një zjarr ka përfshirë zonën e “Shallvareve” dhe “Myslym Shyri”-t në kryeqytet. Pamjet e publikuara nga Panorama tregojnë rrugën pranë Drejtorisë së Policisë që është mbuluar nga tymi.
Ende nuk dihet vendi i saktë se ku ka rënë zjarri, nëse bëhet fjalë për ndonjë banesë apo biznes.
Zjarrfikësja dhe policia kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ndërkohë që ende nuk ka të dhëna për të lënduar apo dëme materiale.
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
