Një zjarr ka rënë sot në një nga zonat më të populluara të Tiranës, pranë bulevardit “Gjergj Fishta”.
Mësohet se flakët kanë përfshirë një apartament pranë pallatit të ish-kryeministrit Fatos Nano.
Siç mund të shihet qartë nga kjo video shtëllunga tymi kanë pushtuar zonën e “Shallvareve” dhe “Myslym Shyri”-t në kryeqytet. Ndërkaq në vendngjarje kanë mbërritur edhe zjarrfikëset që po punojnë për shuarjen e flakëve.
Fatmirësisht nuk raportohet për viktima, por vetëm për dëme materiale.
