Skip to content

“Identikiti” i liderit të ri të PD përtej vitit 2021? Këlliçi: Pa mëkate në kurriz, shumë i fortë, ti qëndrojë fjalës dhe objektivit (Basha s’përputhet)

Deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në një intervistë televizive ka folur në lidhje me zgjedhjet që do mbahen me 13 qershor për kryetarin e ri të PD-së.

Këlliçi u shpreh se PD-së i duhet një lider perëndimor dhe që i qëndron fjalës së tij në mënyrë të padiskutueshme.

“Duhet të jetë patjetër një lider perëndimor.

Nuk ka asnjë të përbashkët me të shkuarën komuniste.

Një lider që ka sa më pak mëkate në kurriz.

Duhet një lider që garon me një ekip. Duhet të jetë disi populist.

Duhet të jetë shume i fortë dhe t’i qëndrojë  në mënyrë të padiskutueshme fjalës së tij dhe objektivit të vendosur bashkarisht me ekipin e tij”, tha Belind Këlliçi.

Teksa i sheh me vemendje elementet baze te “identikitit” te liderit te ri te PD pertej vitit 2021, me sa duket nuk kane asnje lidhje me Lulzim Bashen, i cili ka shume mekate ne kurriz, qe nga “Deti”, Rruga e Kombit, “21 janari”, 4 vilat ne kohe krize, e deri tek mosmbajtja e fjales dhe jo lider i forte!