I ftua në A Show me moderatorin Adi Krasta, aktivisti Rron Gjinovci ka folur për konfliktin Izrael – Palestinë.
Krasta: Palestina hapur ka mbrojtur Serbinë dhe ka qënë kundër themelimit të Kosovës si shtet dhe republikë. Ku ka humbur reciprociteti për çfarë mund të jesh i ndjeshëm për një popullatë që është shumë afër me armikun tënd?
Gjinovci: Nuk mendoj se autoritet palestineze përfaqësojnë popullin palestinez. Nuk mendoj se popujt në botë përfaqësohen me qeveritë e tyre.
Si psh. edhe mua nuk më përfaqëson qeveria ime në raport me qëndrimin që duhet të mbajë në raport me popullin palestinez.
Unë sot mendoj se Ministria e Jashtme e Kosovës dhe Shqipërisë më turpërojnë mua me qëndrimin e tyre të njëanshme në konfliktin izraelito-Palestines.
Për nje kosovar si un që në 1999 ka qënë refugjat, e kam përjetuar luftën në qytet dhe si refugjat për tre muaj në Maqedoni. I kam përjetuar bombardimet e Serbisë në Kosovë. Kur mendoj se un kam qënë 10 vjeç në 1999 dhe tani jam 33 vjeç dhe mendoj se po të mendoj se një moshatar i imi në Palestinë, të ketë kaq vite në luftë në krejt këto vite, për mua është e natyrshme të jem me Palestinën./ A.Z/
