Nata e së martës është mbyllur me një incident, në të cilin një varreë makinash , e gjendur në rrugën e “Dajtit”, u përfshi nga flakët.
Fatmirësisht, kjo ngjarje e shënuar rreth orës 22:30, nuk rezultoi në humbje jetësh apo të lënduar, por pati vetëm dëme materiale.
Pasi u mësua për flakët, grupi hetimor shkoi në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
“Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 18.05.2021, rreth orës 22:30, në rrugën e “Dajtit”, ka rënë zjarr në një varrezë makinash, ku ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, njoftoi policia
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
