Skip to content

Dikur i çmendte vajzat me pamjen e tij, por ja si duket sot Ranviri i Bidaait



Tashme kanë kaluar vite nga transmetimi i telenovelës indiane “Bidaai”, por sërish publiku i mban mend shumë mirë personazhet dhe historinë e veçantë që trajtonte. Një nga rolet kryesor të këtij seriali ishte edhe Ranviri, vëllai bukurosh i Alekut pas të cilit vajzat çmendeshin.

Roli i Ranvirit e bëri aktorin Kinshuk Mahajan shumë të famshëm në disa vende të botës ku “Bidaai” u transmetua, mes tyre edhe Shqipërinë.

Sot Ranviri është 33 vjeç dhe jeta e tij ka ndryshuar tërësisht. Ai është martuar dhe është baba i dy fëmijëve binjakë.

Ranviri e vazhdon karrierën si aktor, por është edhe shumë i përkushtuar ndaj familjes. Ai poston shpesh foto krah bashkëshortes dhe dy fëmijëve duke i shprehur dashurinë.

Sa i përket pamjes, duket se për Ranvirin vitet janë ndalur pasi aktori vazhdon të duket në super formë.

Më poshtë ju sjellim disa foto të reja të aktorit.






Previous articleNuk ishte termet/ Pallati lëkundet si të ishte prej letre, qytetarët “ia fusin vrapit” (Video)