Gazetari Erion Kristo i ka bërë thirrje presidentit Ilir Meta.
Në postimin e tij, Kristo i drejtohet presidentit se medaljet dhe titujt nuka janë birra për të qerasur.
Ai shprehet se presidenti duhet të tregohet më i përmbajtur pasi po dëmton hierarkinë e vlerave.
“Thirrje për Presidentin e Republikës.
Zoti President, medaljet dhe titujt e nderit nuk janë birra për të qerasur miqtë dhe shokët.
Tregohuni i përmbajtur, sepse po dëmtoni hierarkinë e vlerave.
P.S. U kam bërë thirrje të gjithë presidentëve të frenohen në dhënien e medaljeve, sepse kështu i kanë kthyer titujt dhe medaljet në diçka të neveritshme.
Aq sa kanë më shumë vlerë ata që nuk kanë marrë gjë”, shkruan Kristo në postim.
