Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka reguar pas vendimit të DASH për të shpallur “non grata” Sali Berishën dhe familjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetin social facebook Balla përshëndet vendimin e Deprtamentit Amerikan të Shtetit që shpall Sali Beriahën dhe të afërmit e familjes së tij të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
“Përshëndes vendimin e Shteteve të Bashkura të Amerikës ndaj Sali Berishës:
“Aktet e korruptuara të ish-Presidentit të Shqipërisë Sali Berisha kanë minuar demokracinë në Shqipëri. Po e shpall Berishën dhe anëtarët e afërt të familjes së tij si të papranueshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara.
Ne mbetemi #tëbashkuarkundërkorrupsionit me partnerët tanë në Shqipëri.”
Sekretari i Shtetit
Antony Blinken
It is a beatiful day for the Albanian Democracy”- shkruan Balla. (TemA)
