Skip to content

Izraeli nis sulmet me raketa në Liban: Jemi gati për çdo skenar

Situata në Lindjen e Mesme është përshkallëzuar më tej. Ushtria izraelite thotë se artileria e saj ka sulmuar “një numër objektivash në territorin libanez”, në përgjigje të zjarrit me raketa nga brenda vendit.

Ushtria e vendit ka shkruar në Twitter se është gati për çdo skenar në çdo front. Burime të sigurisë në Liban i kanë thënë agjencisë së lajmeve Reuters se katër raketa u lëshuan nga Seddiqine, një fshat afër qytetit bregdetar jugor të Tiros të Libanit.

Nuk është menjëherë e qartë se kush ka qëlluar me raketa dhe nuk ka pasur raporte fillestare të dëmtimit nga të dyja palët.

Disa grupe militante veprojnë në Liban, përfshirë Hezbollahun i cili zhvilloi një luftë njëmujore me Izraelin në 2006.

4 rockets were just fired from Lebanon at northern Israel, 1 of which was intercepted by the Iron Dome.

In response, IDF artillery forces are striking a number of targets in Lebanon.

We are prepared for any scenario on any front.

— Israel Defense Forces (@IDF) May 19, 2021