Skip to content

Aksident i shumëfishtë në autostradë

Ka mjaftuar vetëm një shkëndijë elektrike në një nga automjetet në autostradën Tiranë Durrës për të shkaktuar një aksident ku u përfshinë tre makina. Ngjarja ka ndodhur pasditen e kësaj të diele, e fatmirësisht nga përplasja e tre makinave nuk ka viktima. Nga aksidenti ka mbetur e plagosur lehtë vetëm një femër që ishte pasagjere në njërin prej mjeteve. Shkak i aksidentit ka qenë përfshirja në flakë e një prej makinave që ka ndaluar në autostradë. Frenimi i menjëhershëm i automjetit që mori flakë u bë shkak që dy makina të tjera të përplaseshin. Policia ndodhet në vendngjarje e përveç hetimit të ngjarjes është angazhuar edhe në zhbllokimin e rrugës, pasi për më shumë se 30 minuta kalimi në autostradën Tiranë Durrës u bllokua.