Skip to content

Berat Buzhala: Berisha është koka e krimit për SHBA, por për shqiptarët është njeri special dhe pozitiv

Berat Buzhala ka komentuar shpalljen “non grata” nga SHBA, të Sali Berishës.

“Sali Berisha ishte politikani i pare shqiptar, pas renies se komunizmit, qe shkoi ne Shtepi te Bardhe dhe e ngriti ceshtjen e Kosoves.

Sali Berisha ishte politikani i pare ne Shqiperi qe vendosi t’i shpoje malet per ta bashkuar kombin.

Sali Berisha, ndoshta ne dokumentet e Departamentit te Shtetit nuk eshte personazh pozitiv, por ne dokumentet e popullit shqiptar ai eshte i tille.

Berisha as nuk eshte politikani me i korruptuar ne Ballkan, e as me jodemokratiku. Sigurisht qe eshte me ndryshe se cdo kush tjeter.

Eshte kaliber special. Eshte karakter i vecante, me te mirat dhe te keqijat e tij, por assesi nuk e meriton te dizajnohet si koka e krimit te organizuar.

Berisha ishte mik i partise Republikane, e me pak i asaj Demokratike. Sa here qe republikanet ishin ne pushtet atje, e Berisha ishte ketu, raportet me Ameriken ishin te shkelqyeshme.

Te vetmet here kur presidentet amerikane kane shkelur ne token shqiptare ka qene kur ne pushtet ishte Berisha”, shkruan Buzhala.