Deputeti i PS-së Fatmir Xhafaj, me anë të një postimi në rrjetet sociale, ka reaguar, pasi DASH shpalli ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij non grata në SHBA, duke u shprehur se ky është një mesazh i qartë për drejtësinë e re.
Xhafaj thekson se përshëndet vendimin e drejtë të DASH. Xhafaj shtoi se ky është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
“Përshëndes vendimin e drejtë të DASH, që është një sinjal i qartë e konsenguent për nevojën jetike për konsolidimin e demokracisë dhe shtetit të së drejtës në Shqipëri.
Ky ishte një mesazh i qartë i aleatit tonë strategjik në mbështetje të drejtësisë së re dhe të pavarur. Koha për të bërë drejtësi. Luftë frontale ndaj pandëshkueshmërisë të të korruptuarve dhe krimit të organizuar. Ka SHBA, ka drejtësi dhe ka Zot!”, shkruan Xhafaj.
(E.H/Faxweb.al)
Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like
loading…
/faxweb
