Skip to content

Si hapet sot “Rilindja Demokratike”, pas shpalljes “non grata” nga SHBA?

Partia Demokratike ka marrë në mbrojtje Sali Berishën, pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi akuzohet për përfshirje në vepra korruptive dhe minim të demokracisë.

Interesant është fakt, se gazeta zyrtare e PD, “Rilindja Demokratike”, e cila ka pushuar së ekzistuari në print dhe e nxjerr faqen e parë vetëm online, thotë se Berisha u shpall “non grata”, për të tërhequr vëmëndjen nga vjedhja e zgjedhjeve.

Pra për PD, SHBA ka ligjëruar vjedhjen e zgjedhjeve në Shqipëri dhe po mbron Edi Ramën.

Kjo është një akuzë e rëndë, që praktikisht e kthen PD-në në një armike të SHBA.

Megjithatë për momentin edhe mund t’ju falet kjo shkarje, pasi kanë marrë një goditje të fortë.

Nuk është pak t’iu shpallet “non grata”, njeriu që i komandon prej 30 vitesh.