Skip to content

Senatorët në Kili shpalosën banderolën “Izraeli po vret Palestinën”

Një grup senatorësh në Kili nga krahu i sipërm i Kongresit shpalosën një banderolë në të cilën shkruante “Izraeli po vret Palestinën” në hyrje të Senatit, për të tërhequr vëmendjen për sulmet e Izraelit ndaj Palestinës

Sipas “Radio Cooperativa” në Kili, një grup senatorësh të udhëhequr nga senatori Alejandro Navarro reaguan kundër sulmeve të Izraelit.

Pankarta e hapur nga senatorët në hyrje të Senatit shkruante “Izraeli po vret Palestinën”.

“Ekziston racizëm në Palestinë. Palestina është nën zjarr”, tha Navarro duke kërkuar nga presidenti i Kilit, Sebastian Pinera të bëjë një ankesë në Kombet e Bashkuara (OKB).

Ngjarjet në Kuds dhe Gaza

Sulmi i Izraelit ndaj besimtarëve në Mesxhid al-Aksa në Kudsin Lindor të okupuar gjatë Ramazanit dhe planet për t’i dëbuar banorët e lagjes Sheikh Jarrah nga shtëpitë e tyre përshkallëzoi tensionet në rajon.

Grupet palestineze të rezistencës në Rripin e Gazës të hënën më 10 maj i dhanë afat policisë izraelite të tërhiqej nga Xhamia Al-Aksa dhe lagjja Sheikh Jarrah në Kudsin Lindor të okupuar deri në orën 18:00 sipas kohës lokale.

Pasi policia izraelite nuk u tërhoq nga Mesxhid al-Aksa dhe Sheikh Jerrah, grupet palestineze të rezistencës lëshuan shumë raketa në drejtim të Izraelit.

Pas kësaj, ushtria izraelite njoftoi se ishte nisur një operacion ushtarak i quajtur “Mbrojtësit e Mureve” kundër Rripit të Gazës.

Të paktën 227 persona kanë humbur jetën në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës që nga 10 maji.