Skip to content

Edhe Albana Vokshi e zhgënjyer nga DASH: Shqipëria nuk rrezikohet nga Berisha por nga Rama, ai ka aleancë krimin dhe po dëmton popullin amerikan

Albana Vokshi ka reaguar e zhgënjyer nga Departamenti Amerikan i Shtetit që shpalli Sali Berishën person të padëshiruar duke i renditur edhe argumentet e vendimit.

Deputetja e zgjedhur e PD thotë se DASH nuk duhet të merrej me Berishën se është një politikan pa pushtet.

Ajo i sugjeron institucioneve amerikane që të merren me Edi Ramën pasi sipas saj shefi i qeverisë ka aleancë krimin dhe po dëmton popullin amerikan.

“Prill 2012:

“Është një nder të mirëpres Kryeministrin e Shqipërisë Sali Berisha në Departamentin e Shtetit. Kryeministri dhe vendi i tij kanë qenë partnerë të fortë me SHBA në NATO…”

Hillari Klinton

Sekretare e Departamentit të Shtetit

9 vjet më pas:

Demokracia dhe shteti ligjor në Shqipëri nuk rrezikohen nga retorika e një politikani pa pushtet, qoftë ky edhe Sali Berisha, por nga aleanca mes Edi Ramës dhe politikanëve që drejtësinë, krimin dhe taksat e shqiptarëve i përdorin për të mbajtur në këmbë një pushtet që nuk ka asgjë të përbashkët me vlerat dhe demokracinë e popullit amerikan”, thotë Vokshi. (TemA)