Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, shoqëruar edhe nga ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim kanë marrë pjesë në një nga stërvitjet e trupave ushtarake amerikane dhe shqiptare në Bizë.
Trupat e SFAB (Security Force Assistance Brigades) dhe ato të Batalionit të Dytë të Këmbësorisë kryen një sërë demonstrimesh, në kuadër të stërvitjes së “Defender Europe 2021”, e cila u ndoq nga të pranishmit.
Qitje me mortaja, snajper, veprimet e skuadrës në sulm, goditje objekti dhe rënia në pritë, ishin disa nga demonstrimet e efektivëve.
“Defender Europe 2021” po zhvillohet në 7 baza të ndryshme të Shqipërisë dhe do të vijojë deri në mesin e muajit qershor.
