Skip to content

‘Të mos i japim asnjë lloj nuance’, Balla për shpalljen “non grata” të Berishës në SHBA: Ai vendim është aq i bukur…

Balla:

Nëse nuk do të ishte mbështetja e tyre ne nuk do ti kishim numrat për të votuar Reformën në Drejtësi, nga betimet e të gjithë atyre që nuk do ta votonin këtë Reformë.

Edhe pse mendojnë shumë se Reforma po ecën ngadalë, unë nuk jam dakord, pasi një Reformë e tillë natyrshëm që kërkon kohën e vetë. Apeli im si përfaqësues i mazhorancës është që të përshpejtohet puna për plotësimin e vakancave, qoftë në Gjykatën e Lartë, qoftë në Gjykatën Kushtetuese.

Të mos hyjmë në asnjë lloj nuance dhe të asnjë lloj ngjyrimi, pasi ai vendim është aq i bukur sa është, dhe secili ta lexojë ashtu siç është. SHBA-të kanë zgjedhur këtë instrument për ti dhënë mesazh demokracive përkatëse, Shqipëria nuk është rasti i vetëm.

Unë jam një nga ata persona që ndaj Berishës kam bërë një kallëzim penal, dhe pa dashur që të ndërhyj te sistemi i drejtësisë, unë pres që ajo të veprojë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb