Skip to content

Strukturat e PD përgatiten për tubim pasditen e sotme: E kemi obligim për të mbështetur Sali Berishën

Strukturat e Partisë Demokratike po përgatiten për tubim në orën 18:00 në mbështetje të Sali Berishës i cili u shpall “non grata” nga Departamenti Amerikan i Shtetit duke u cilëcuar si i korruptuar dhe minues i demokracisë.

Dega e Kavajës, një nga organizatat më aktive të PD i ka bërë thirrje mbështetësve për t’u grumbulluar para hotel “Rogner”, vendin ku Berisha ka njoftuar se do të mbajë një konferencë për media.

“Çdo demokrat dhe demokrate e ka obligim që sot ne 18:00 të jenë në Tiranë, pranë hotel Rogner për të mbështetur
Sali Berishën!”, shkuan dega e PD në Kavajë.(TemA)