Dënohet me dy vite burg ish-kryeprokurori Adriatik Llalla.
GJKKO, përveç dënimit me burg, ka vendosur që Llallës t’i hiqet për pesë vite e drejta për të ushtruar funksione publike.
Pasuria e tij kalon në favor të shtetit. Bëhet fjalë për 4 sipërfaqe toke, në total 22 mijë metra katrore dhe 1 apartament në Durrës.
